Regbistë, volejbollistë, xhudist dhe kampionë të disiplinave të tjera, janë protagonistë të edicionit shumë të pritur të kalendarit Dieux du Stade 2017.
E lindur fare rastësisht, nga një ide e ish presidentit të Stade Francais Max Guazzini, kalendari është bërë shumë i njohur vit pas viti.

Në fillim ishte dëshira për të treguar një imazh pak ndryshe të regbistëve tani në kalendar ka edhe sportiste të tjerë.

Kështu, që prej 2001, Stade Francais i është besuar fotografëve ndërkombëtar si Peter Lindbergh, Mariano Vivanco, Steve Klein, Fred Goudon dhe Errikos Andreu
(autor i fotove të këtij edicioni).

Mes sportistëve protagonistë të kalendarit 2017 janë Terry Bouhraoua, Damien Neveu, Thomas Combezou, Sylvain Potard, Simon Fourcade e xhudisti Jeremy Parisi.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb