KRUJË- Alarm për katastrofë natyrore në Krujë. Amortizimi i digës së Liqenit të Tapizës rrezikon përmbytjen e disa fshatrave, ku më të rrezikuar janë Qerekeni, Nikla, dhe Tapiza.

Nga ky skenar apokaliptik pritet të vërshojnë 7.2 milion metër kub ujë, që mund të kthehen në rrezik serioz për popullatën dhe ekonominë e zonës. Klodjan Laska, inxhinier hidroteknik në bordin e kullimit të Bashkisë Krujë analizon situatën.

Dëmtimi i digës së Liqenit të Tapizës në një sipërfaqe 1500 metra katrorë, u konstatua në muajin Janar, periudhë prej së cilës vijoi të përkeqësohej nga shirat e vazhdueshëm të zezonit.

Për marrjen e masave urgjente janë njoftuar organet vendore dhe qendrore, ndërsa situata monitorohet duke kryer shkarkime të kontrolluara nga ky basen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: