KORCE- Katër banesa në fshatin Sheqeras të Korçës janë përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë natës.

“BalkanWeb” mëson se banorët që jetonin në këto shtëpi që po digjeshin pa u dëmtuar. Ndërkohë flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sakaq, policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa 4 familje tashmë kanë ngelur në qiell të hapur.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.07.2017, rreth orës 03:00, jemi njoftuar se në fshatin Sheqeras – Maliq, në një banesë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe dy zjarrfikëse të cilat bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Nga të dhënat e para rezulton se zjarri ka rënë në një godinë të vjetër njëkatëshe (në pronësi të tre shtetasve) e cila përbëhet nga dy hyrje të banuara dhe dy të pabanuara. Këto dy të fundit, kanë patur në brendësi të tyre bazë ushqimore, nga ku dyshohet edhe që ka rënë zjarri fillimisht dhe më pas ka përfshirë të gjithë këtë godinë. Sqarojmë se nga zjarri nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale, si edhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: