Një automjet u përfshi nga flakët në Vlorë, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ishin parkuar ngjitur me të.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”. Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë.
Si pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi.