(foto ilustruese) Dy banesa janë djegur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Burimet policore pohojnë se banesat që ndodheshin pranë njëra-tjetrës, ishin në pronësi të Halil e Miftar Dervishit.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës, ndërkohë që ende nuk saktësohen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërsa në Librazhd janë aktivizuar dy vatra të fuqishme zjarri gjatë pasdites, duke djegur plot 5 hektarë me pyje e pemëtore.

Mësohet se vatra e parë e zjarrit është aktivizuar në Fushën e Manës, ku u dogj një sipërfaqe prej 3.5 ha pyje dhe pemtore, ndërsa e dyta në fshatin Prevall, ku u dogj 1.5 ha sipërfaqe me pisha.

Dyshimet e para të çojnë tek një zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për ti shuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: