Policia e Kosovës ka njoftuar se katër raste të djegies së pyjeve kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. Kjo gjë ka bërë që shumë hektarë me pyje të dëmtohen. Forcat policore thanë se qytetarët kanë raportuar për një zjarr të vendosur në fshatin Mramor të Prishtinë. Për zjarrvënie dyshohen persona të paidentifikuar, raportojnë mediat kosovare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe inspektorët komunal. Pasojat janë vetëm materiale dhe nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Djegie të pyjeve kanë ndodhur edhe në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit, ku raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një pjesë e pyllit që është pronë shtetërore.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: