Një raketë furnizuese ruse, e cila ka dështuar të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka hyrë përsëri në atmosferën e Tokës dhe është djegur mbi Paqësor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka njoftuar agjencia ruse e gjithësisë, Roscosmos.

Më herët, kjo agjenci tha se vetëm pjesë të vogla të anijes kozmike mund të arrijnë në sipërfaqe të Tokës dhe se çfarëdo mbeturine do të ishte e ngjashme me madhësinë e mbetjeve nga zbritjet normale të planifikuara të objekteve të tjera.

Roscosmos ka thënë se po zhvillon hetime për shkaqet e dështimit të kësaj anijeje kozmike.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: