Një autobus është përfshirë nga flakët në Gjermani. Mësohet se në momentin e zjarrit, autobusi ishte ishte i mbushur me pasagjerë, mes të cilëve kishte edhe dy shqiptarë.

Indeksonline shkruan se pasagjerët kanë shpëtuar  për fat të mirë, edhe pse flaket ishin një rrezik i madh për ta.

Përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb