GRAMSH

Një automjet tip “Benz” me targë AA999XS është djegur gjatë natës në  Gramsh. Burime për “Balkan Web” bëjnë me dije se automjeti  rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.

Automjet
Automjet

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.

Automjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb