BULQIZË- Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Viçisht në njësinë administrative Gjoricë, rrethi Bulqizë që është në pronësi të kryeplakut të fshatit.

Nga raportimet e para bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar nga zjarri disa persona.

Ndërkohë banesa është djegur plotësisht, ndërsa zjarri është fikur pas orësh të tëra luftë me mjete rrethanore nga banorët e fshatit, pasi nuk ka pasur zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. Kjo për shkak se zona është e bllokuar prej ditësh nga bora.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë rrjedhja e një bombule gazi.

NJOFTIMI I POLICISË
Bulqizë, informacion paraprak.
Njoftohemi se ka rënë zjarr në një banesë në fshatin Viçisht, njësia Administrative Gjoricë- Bulqizë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikses në vendngjarje ku kanë konstatuar se është djegur kati i parë i banesës së shtetasit F.C, banues në fshatin Viçisht- Bulqizë (kryeplak i këtij fshati).

Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e një bombule gazi. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Personat që ndodheshin në banesë kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: