DELVINË- Një i moshuar ka mbetur i vdekur sot në Delvinë, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth mesditës, në lagjen “Llakë” të qytetit të Delvinë, ndërsa viktima është identifikuar si Spiro Hysen Dino, 75 vjeç.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar Komisariatin e Policisë Delvinë, pasi ka parë zjarrin në banesën e të moshuarit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të shuajnë zjarrin.

75-vjeçari Dino, jetonte së bashku me bashkëshorten e tij, e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në banesë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb