DURRËS

Një banesë është djegur pasditen e sotme në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 dhe brenda banesës ka qenë një i moshuar i cili ka pësuar djegie dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se i moshuari ka qenë duke pirë cigare e me sa duke e ka harruar të ndezur çka i ka vënë flakën banesës. Ai është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit për shkak të gjendjes së rënduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb