SARANDË

Automjeti i një biznesmeni është djegur gjatë natës në Sarandë. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Range Rover” është në pronësi të Qirjako Gjinit.

Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime se mjetit i është hedhur benzinë, dhe me pas i është vënë flaka, duke e djegur atë pjesërisht. Aktualisht blutë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: