ELBASAN

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në të gdhirë të ditës së sotme, ndërsa makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.

Ajo është përfshirë nga flakët në mënyrë të menjëhershme dhe është djegur pjesërisht. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb