DURRES- Automjeti i auditit-teknicien të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotmë në qytetin bregdetar të Durrësit. Fill pas kësaj ngjarje, ka reaguar Partia Demokratike, duke e denoncuar si zjarrvënie.

Sipas deputetit të selisë blu, Eduard Halimi djegia e makinës ka qenë e qëllimshme, kjo pasi Teliti denoncoi listat e zgjedhjeve fiktive në Durrës dhe Kavajë. Sakaq, ligjvënësi demokrat akuzoi se pas këtij akti qëndrojnë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Kavajës, Elvis Rroshi.

Sot pas mesnate ka ndodhur në Durrës një akt kriminal mafioz , ku banditë i kanë vënë zjarrin dhe kanë shkatërruar plotësisht makinën familjare të shefit të Auditit të KQZ Armand Teliti. Ky akt kriminal i tipit mafioz, vjen pas gjetjeve që bëri Auditi i KQZ , z.Teliti disa muaj më parë me importimin e të paktën tre mijë votuesve nga Vangjush Dako dhe 600 votuesve nga Elvis Alias servir Rroshi, të cilët nëpërmjet skemës së importimit të zgjedhjeve, një skemë kriminale kjo e provuar plotësisht nga Prokuroria arritën që të manipulonin rezultatin zgjedhor. Nei bëjmë thirrje policisë së Shtetit që të zbulojë sa më parë autorët dhe organizatorët dhe të tregojë me fakte se, nuk është në anën e banditëve dhe organizatorëve Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi dhe ti zbulojë sa më parë autorët dhe ekzekutuesit dhe organizatorët e këtij akti mafioz. Ne kemi dyshime të forta se, pas aktit mafioz të vënies së zjarrit të makinës familjare të zotit Teliti është dyshja Gjushi me Elvis Rroshin. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe i kërkojmë me forcë të zhvillojë një hetim të plotë dhe efikas të cështjes, duke zbuluar dhe vënë para drejtësisë banditët që kryen aktin mafioz sot dhe organizatorët, të cilët kanë frymëzuar dhe organizuar këtë akt kriminal. I bëjmë thirrje dhe OSBE të shënojë në raportin përfundimtar këtë akt mafioz të ushtruar nga bandat dhe nga oligarkët që janë pas këtyre bandave ndaj administratës zgjedhore edhe mbas një muaji pas përfundimit të këtij rezultati”, tha Halimi.

I pyetur nga gazetarët në ngjarja është denoncuar në organet kompetente, Halimi tha se prokuroria është lajmëruar dhe se policia po kryen veprimet, duke i bërë thirrje të zbulojë sa më shpejt autorët.

“Padyshim që Prokuroria, policia është lajmëruar. Pa  dyshim që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen sipas informacioneve që ne kemi veprimet por ne i kërkojmë që të zbulojë sa më parë autorët dhe të tregojë me fakte se nuk është në anën e banditëve dhe oligarkëve që fshihen pas banditëve, por është në anën e qytetarëve dhe bërjes së drejtësisë në vend”, tha ai.

Ai theksoi edhe njëherë se ky është një akt mafioz dhe se ka lidhje me detyrën e zotit Teliti. “Ky është dyshimi ynë kryesor, i Partisë Demokratike; dyshimi i Partisë Demokratike i bazuar në fakte është se, ky është një akt mafioz  i kryer për shkak të detyrës, për shkak të gjetjeve që bëri zoti Teliti disa muaj më parë, në lidhje me skemën kriminale, të organizuar nga Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi”, përfundoi ai.

PËRGJIGJET RROSHI: PROKURORIA TA NDJEKË PENALISHT HALIMIN, PËR PENGIM TË HETIMEVE
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi reagon pas akuzave të deputetit të PD0së, Eduard Halimi qëë e bën bashkëfajtor për djegien e makinës së Armando Telitit.

Rroshi e quan mall të skaduar Halimin, ndërsa shton si ai e ka zhytur me thellë në humbje PD-së.

“Pas humbjes me sukses së zgjedhjeve në Kavajë, Eduard Halimi, malli i importuar në qytetin tonë dhe i skaduar në vend që të dalë në publik dhe të kërkojë falje për humbjen dhe baltën e derdhur ndaj kandidatëve të koalicionit të majtë, vijon që të bëjë të njejtën gjë. Ish Ministri i Pa-Drejtesisë ka filluar të bëjë personin e përndjekur “politik” dhe përpiqet ti shmanget humbjes së tij si i deleguar në Kavajë dhe që e ndihmoi PD-në të zhytej më thellë se kurrë në humbje, më paska akuzuar sot për djegien e makinës së një zyrtari nga Durrësi, të cilit as emrin e plotë nuk ja di, jo më t’i djeg makinën”, -shprehet Rroshi.

Rroshi shton më tej se akuzat e Halimit janë shpifje, ndërsa i kërkon Prokurorisë ta pyesë deputetin e PD-së për ngjarjes si person që ka dijeni për të, ose ta ndjekë penalisht për pengim të hetimit.

“I bej me dije Halimit dhe gjithë shqupistave se Elvis Rroshi e kalon ditën duke u marrë me punët e bashkisë, të cilat nuk janë të pakta dhe se ka as në model dhe as në dëshirat e tij të merret me makinat e të tjerëve. Eduarti më akuzoi për 600 vota të importuara, ndërkohë që humbi me 7600, ndaj i bëj thirrje të bëjë pushimet i qetë dhe mos shpifë pa të drejtë. I bëj thirrje Prokurorisë që të marrë Eduard Halimin si person që ka dijeni për ngjarjen, në të kundërt të ndiqet penalisht për pengim të hetimit. Ka marrë fund koha kur politika bën drejtësi dhe shpall fajtorë”.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: