DURRES– Një automjet është djegur pranë “Shkëmbit të Kavajës”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa automjetit tip “X5” me targa të huaja është përfshirë nga flakët. Makina ndodhet e parkuar para një hoteli, dhe nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një zjarr aksidental.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, dhe menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve të zjarrit.

Automjeti i djegur, është me targa zvicerane, dhe është në pronësi të shtetasit me inicialet M.H.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb