Mëngjesin e sotëm në lagjen 15 Tetori në Fier është djegur një banesë private.
Gazetari Enea Vërria ka raportuar për BalkanWeb se në vend kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse duke vënë nën kontroll situatën. Shtëpia private ishte e banuar nga një person i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime apo djegie.
Shkak i këtij zjarri ishte se banori që banonte në atë shtëpi, thuajse të rrënuar, kishte ndezur zjarr me mbeturina për t’u ngrohur.