ELBASAN

Ndërsa temperaturat në qytet shënonin 38 gradë një banesë në lagjen “Kala” e Elbasanit u përfshi nga flakët rreth orës 18:20 të pasdites së sotme. Nga zjarri u dogj pjesërisht një banesë e abandonuar dhe për 30 minuta re të dendura tymi u përhapën mbi qytet.

Për të izoluar flakët që përfshinë banesën në Kalanë e Elbasanit ndërhynë fillimisht tri makina zjarrfikëse dhe më pas edhe një tjetër. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa pritet që policia dhe grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes. Nga zjarri u rrezikuan disa banesa në lagjen Kala dhe një lokal në rrugën “Rinia”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: