SHKODËR- Një shtëpi në Shkodër ka marrë flakë dhe më pas është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa, ndërsa mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Anëtarët e familjes që banon në këtë shtëpi janë larguar menjëherë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një zjarrfikëse, e cila po punon për shuarjen e flakëve dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre në shtëpitë përreth.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: