KUKËS- Një banesë në fshatin Arrën të Kukësit është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave shtëpia në pronësi të Izet Pecës është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës dhe me gjithë ndërhyrjen e banorëve, ajo është shkrumbuar tërësisht.

Tashmë 9 anëtarët e familjes Peca kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit por dyshohet për një shkëndijë elektrike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: