Dijonisi, një nga konkurrentët që la garën e “Ferma VIP” përgjysmë tregoi vendimin që e çoi të linte në mes lojën. Ai tha se një vendim të tillë e ka pasur ndërmend që ditën e parë dhe pavarësisht përpjekjes, nuk ka arritur dot t’ia dalë.

Dijonisi foli edhe për fituesin e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”. Ai tha se mund ta fitojë Albano, ndërsa vet ai ka qejf që të jetë Renisi triumfues.

“Mendoj se fermën do e fitojë Albano dhe ai që dua unë ta fitoj është Renisi. Kam kaluar shumë mirë me të.

Unë kam dashur të largohem që ditën e parë. Më dukej se nuk do përshtatesha dot 24 orë me kamera. Nuk do torturohesha më”, pohoi ish-konkurrenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: