TIRANE

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Fifi , ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë ku tregoi për eksperiencën e saj të humbjes në peshë, proces që ka nisur disa muaj më parë dhe është duke vazhduar.

Ajo tregoi se si dy vjet më parë nisi të shtonte në peshë, për shkak të jetës së natës dhe mosrespektimit të orareve e si pasojë brenda tre muajve, fitoi 20 kilogramë.

Fifi tregoi se në atë periudhë ka qenë shumë e stresuar dhe e mbingarkuar psikologjikisht, ndërkohë që kishte nisur edhe presioni nga të tjerët që i kërkonin të dobësohej.

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi ajo duke qeshur. Gjithashtu, Fifi zbuloi se në atë kohë ka qenë plot 95 kilogramë, ndërkohë tani është 10-12 kilogramë më pak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb