Pasi arriti të ‘nënshtronte’ botën e futbollit duke fituar “Topin e Artë” në vitin 1995 me Milanin, George Weah, ka vërtetuar se është i aftë të jetë lider edhe në profesione të tjera. Afrikani i parë dhe i vetëm që ka fituar çmimin prestigjioz është zgjedhur president i Liberisë.
DSCwk6OXUAA1cAS-470x264
Weah do të pasojë në këtë post presidenten e parë femër të një vendi afrikan, Elen Sirlif. Për arritjen e 51-vjeçarit në politikë nuk kanë munguar edhe urimet nga bota e futbollit.

Vetë Weah pas fitores ka shkruar në “twitter”: “Me emocionin më të thellë unë dua që të falënderoj popullin liberian që më nderoi me votën e tij. Ka për të qenë një eksperincë e madhe.”
Capture1-470x85
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb