Kreu i PS, Edi Rama, në takimin elektoral me gra dhe vajza në Shkodër, ka deklaruar se vjen në këtë qytet ndryshe nga cka ardhur më parë.

Sepse sic tha ai, në 2 vite të marrjes së bashkisë së Shkodrës nga PS, janë bërë aq ndryshime sa nuk janë bërë në të gjitha vitet e shkuara së bashku.

Rama tha se dikur i lutej shkodranëve ta votonin PS për të parë se cfarë do të bënte, ndërsa sot, sipas kryesocialistit, ka fituar mbështetjen e grave e vajzave të qytetit të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

Edi Rama: Pararoja e armatës së fitores së 1 1majit., mua jeta politike më ka mësuar se sa të drejtë kishte Margaret Thecer, kur thonte do të bësh muhabet ulu me burra, do të bësh punë, ngrihu në këmbë dhe puno me gra.

Përpiqen që të më fusin në sherr me gjithë burrat e shqipërisë. Ajo që kam thënë është se hymë në cdo fushë betejë elektorale me një avantazh sapo fusim këmbën në fushë sepse 56 % e grave e vajzave mbështesin dhe votojnë PS. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon dhe më shumë.

Në se flasim për burrat, gjysma e burrave votojnë PS, shumica e votuesve të rinj votojnë PS.

Është mërzitur ajo gjysma tjetër. Se të gjendesh përpara zgjedhjes së shqipërisë në BE dhe shqipërisë në kënetë je çyryk.

Unë s’them se janë gjysmak në jetën e përditshme por politikisht nuk mbushin. Ata e kanë të thjeshtë ta provojnë, është e thjeshtë, test, të vijnë e të votojnë PS.

Në Shkodër kjo ka rëndësi të vecantë. Falë shumicës së qytetarëve, nuk jam në pozitën e dikurshme, tju lutem në gjunjë shkodranëve, po njëherë mo ma besoni këtë punë që të shihni sa jam në gjendje të bëj. Sa herë ja besuan kënetës, zhytu më thellë.

Falë jush, që keni bërë konspiracion, ne sot kemi mundësi ti themi të gjithëve që vetëm në 2 vjet kemi bërë për Shkodrën sa nuk ëhstë bërë në vitet e mëparshme të marra së bashku. Akoma më keq për ta. Në vitet e mëparshme ata kanë ndërtu Noc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb