Prej shumë kohësh i cilësuar si “mushkëria” e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës, i kthyer në vend grumbullim mbeturinash, tashmë mund të quhet edhe një varrezë makinash.


Në të përveçse mbeturinave, mbetjeve inerte, mund të gjesh edhe pjesë makinash, të hedhura aty nga serviset e makinave, të cilat operojnë në qytetin e Vlorës. Sado që shpesh herë është bërë thirrje për sensibilizim qytetar për mbrojtjen e mjedisit, mesa duket deri tani thirrja ka shkuar në vësh të shurdhët.


Policia e rendit, policia bashkiake si edhe ndërmarrja e shërbimeve publike, mbërritën në vendngjarje, ndërsa pas pastrimit të zonës, theksuan se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: