Ukraina është rivali i fundit i Shqipërisë në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, dikur ishte një “mace e zezë” për kuqezinjtë, por në këtë edicion Shqipëria zhvilloi ndaj Ukrainës ndeshjen më të mirë duke marrë një fitore 2-1. Në 7 përballje me Ukrainën kjo ishte fitorja e vetme që kemi arritur. Ukraina numëron 5 fitore, ndërsa vetëm një takim ka përfunduar në barazim. Ukraina ka realizuar 14 gola në 7 përballje, ndërsa Shqipëria 6.

Perballjet
Perballjet

Dy ekipet e nisën në pozita të ndryshme këtë edicion të Ligës së Kombeve, me Ukrainën që shihej favorite, për një xhiro përpara fundit e shohin vetën në vendin e fundit me 5 pikë, 2 më pak se Shqipëria. Ukraina është e dënuar të fitojë këtë përballje, për të mos rënë një Ligë më poshtë, nuk i bën punë asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

I ndryshëm është diskutimi për Shqipërinë, me kuqezinjtë që futen në fushë për dy rezultate. Fillimisht do të kërkojnë ta fitojë për të shpresuar në një “X” mes Çekisë dhe Gjeorgjisë, por dhe një barazim mund t’i shërbejë për të synuar vendin e dytë, ose të qëndrojë në vendin e tretë.

Bastet
Bastet

Nuk besojnë te një sukses i kuqezinjve kompanitë e basteve, pasi një fitore e mundshme e djemve të Sylvinho-s vlerësohet me koeficientin 3, ndërsa një fitore e Ukrainës vlerësohet me 2,38. Barazimi vlerësohet me 3,2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb