Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën e tij të njohur “Sy m’sy”, ku çdo të martë dhe të enjte zhvillon bashkëbisedime me qytetarët nëpërmjet komenteve.
Ai ka theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë politike dhe nevojën për një mesazh të qartë për Bashkimin Europian më 11 maj, ndërsa shtoi se derën për integrimin europian të Shqipërisë e ka hapur PS dhe se çdo lëkundje e mundshme në këtë proces do të ishte fatale për vendin.
“BE nuk bën komente në FB apo lojëra, nuk ka fanelë partiake dhe nuk merr pjesë në votime. Ka një mekanizëm të ftohtë e të akullt që vlerëson vetëm punët dhe rezultatet.
Sot dera është hapur, nuk është lojë fjalësh e lojë , Kush jam unë e kush je ti apo ngjyra fanele politike, është interes mbarë kombëtar, ndaj të cilit nuk duhet të lëkundemi e të humbasim fillin, Qeveria jonë mund të ketë shumë të meta e gabime, por askush tjetër, as përballë as përreth as pas nesh, nuk bën dot asesi atë që ne mund të bëjmë në këtë moment në histori. Do të ishte fatale për vendim çdo lloj lëkundje më 11 maj. Unë nuk shoh ndryshim të mazhorancës, PS do të fitojë, qëllimi këtu është mesazhi që i japim BE-së”, tha ai.
Rama shtoi se ka kaluar koha që vendi ynë shihej me përçmim, ndërsa tani shihet si një vend vërtetë i vogël, por serioz, duke fituar kështu respekt në arenën ndërkombëtare.
“Nga një vend që nuk na i hidhte kush qurret, shihemi me respekt dhe shihemi si një vend edhe pse i vogël, jemi seriozë. Shihemi si një vend turistik”, tha ai.
(BalkanWeb)