Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij.


Por shumë njerez ndoshta nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.


Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 22.5 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.


Kuzhinieri i famshëm turk ka një pasuri të madhe, dhe ka një zinxhir restorantesh me emrin Nusr-Et Steakhouse, tani edhe në Nju Jork .

Së fundmi në llogarine tij në Instagram Nusret ka publikuar një foto në kohën kur ishte adoleshent, si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll.

I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

‘Më shumë se 1 miliard’ ka shkruar Nusret krahas fotos duke treguar pasurinë e tij.

E adoleshenti në foto nuk e dinte ende se një ditë do të ishte një nga miliardierët e botës, që pasioni për punën e bëri të jetë ky që është sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb