Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Shpresat tek ajo i kishin edhe të burgosurit, sidomos ata që janë pjesë e proceseve të montuara nga qeverisja e kaluar.

Kjo ishte reflektuar edhe në muret e qelive të qendrës korrektuese të paraburgimit Shutkë. Në një nga muret e një dhome është vizatuar kryeprokurorja e dorëhequr speciale Katica Janeva, përcjellë INA.

Nuk dihet kush është autori, por Janeva deri tani ishte një shpresë për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, por përfshirja e emrit të saj në rastin “Reket” ka shuar shpresat edhe tek të burgosurit. Sipas portaleve maqedonase, Janeva mund të jetë vizatuar nga ndonjë pjesëtar i grupit të Kumanovës, apo dikush tjetër që mbanin shpresat tek kjo prokurore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb