Kryeministri Edi Rama, në një takim në Vlorë ku po bën prezantimin e ekipit me të cilin PS do të garojë më 11 maj, nuk i ka kursyer batutat me të rinjtë.
Ndërkohë që ai po fliste, ovacionet në sallë kanë nxitur reagimin e kreut të PS.
“Fishkëllima e zgjatur në Vlorë është e tmerrshme. Këta janë talentet e pazbuluara të operas, Luciano Pavarotët e Vlorës që dikur ishin skafistë, sot janë operatorë turistikë”, tha Rama.