TIRANE

Kryeministri Rama, prezantoi sot projektin e Kampusit universitar, si pjesë e Paktit për Universitetin, por jo gjithçka shkoi sipas pritshmërive. Ndërsa kryeministri mbante fjalën e tij, e fliste për një proces transformimi të universiteteve, një studente e pranishme në sallë, u dëgjua të bërtiste se Pakti nuk është pranuar nga studentët, ndërsa i kujtoi Ramës se paguhet nga taksat e tyre

“Tani dil jashtë , dhe ne vijojmë punën ju keni të drejta të ngrini probleme por s’mund të përmbysni bashkëjetesën në një shoqëri. Ndërprerja e tjetrit prishja e bashkëbisedimit kur të tjerët janë mbledhur është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci. Kush kujton se këtu jemi për të dëgjuar e duruar cdo lloj veshgjatësie në emër të lirisë së studentëve, e ka gabim.

“Vajza tha se paguan taksa, ajo vetë nuk paguan, po janë prindërit e saj që paguajnë ndoshta edhe jo, por e drejta e njeriut nuk shkelet, sikur në  një sallë me me 100 vetë një të jetë kundër.

“Në diktaturë njeriu sundohet nuk qeveris. Nuk ka pyetje ka vetëm përgjigje, ne demokraturë, njeriu keqqeveriset, bashkëqeverisim, që do të thotë qeveria nuk i ka të gjithë përgjigjet për gjithë pyetjet, por të gjithë kanë të drejtën dhe të flasin e të dëgjohen. Një qeveri që dëgjon, është një qeveri që bashkëqeveris. “ u shpreh Kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb