MAQEDONI – Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Arsim Sinani, i pakënaqur me zhvillimet atje e në veçanti me qëndrimet e partive politike shqiptarëve karshi pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, në ditën kur në BDI po zhvillohet kongresi i kësaj partia, ftoi shqiptarët për protestë edhe përkundër motit me shi, njofton Bota Sot.

Sipas Sinanit, shqiptarët kanë në shumë se 1 mijë arsye për të protestuar dhe dërguar liderit të BDI-së një mesazh për atë se si ndihen ata shqiptarë që nuk janë në pushtet.

“Shqiptarët sot dhe nesër do duhej të protestonin para hotelit “Holidey inn” ne Shkup me heshtje dhe me çadra në dorë. Kështu do t’i tregonin liderit historik të BDI-së, Ali Ahmeti, se nuk pajtohen me nëpërkëmbjen e shqiptarëve në Maqedoni; mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit; moszgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së; politizimin e punësimeve të kuadrove joprofesionale në të gjitha institucionet; përformancën dhe realizimin e dobët të ministrave në qeveri; dënimet e shqiptareve me burg të përjetshëm pa asnjë argument; mossistemimin e mbi 10 mijë administratorëve shqiptarë që rrinë në shtëpi Edhe 1000 dështime tjera që i fshehin njerëzit që qeverisin e që menaxhojnë si kuadro që unë i quaj : papërgjegjësi, pa atdhedashuri veç me ëndrrën me fitu ndonjë euro më shumë.

Kështu dikur sillej PPD-ja, kështu dikur sillej PDSH-ja kështu sot sillet BDI-ja. Fatkeqësisht shqiptarët në Maqedoni nuk duan organizatë joqeveritare në Qeveri të Maqedonisë siç është BDI-ja, por duan një parti politike shqiptare përfaqësuese, reprezentues, me ide vizion dhe me nxjerrjen e shqiptarëve nga balta që janë aktualisht”, ka shkuar Sinani.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: