DIBËR

Kush mendoi se dimri do të ikte me ardhjen e paraverës duket se është nxituar. Mbrëmja e së hënës ka rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës kanë zënë në befasi pemët në Klos e Mat, të cilat kishin lulëzuar pas rritjes së shpejtë të temperaturave.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi raporton se në zonat malore trashësia e dëborës shkon deri në 20 centimetra duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Njësitë me problematike mbeten ato të Dibrës si Lura, Kalaja e Dodës, Ostreni e Martaneshi në Bulqizë si dhe njësia Xibër në Klos. Rrugë nacionale Burrel- Peshkopi dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme dhe nuk raportohet asnjë problematikë. Ndërsa po punohet për pastrimin e borës në rrugën Ura e Çereneçit – Steblevë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: