ATHINE– Pas mbështetjes së iniciativës së opozitës, Demokracisë së Re, për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Greqisë, pas së cilës ai u përjashtua nga partia e tij Grekët e Pavarur, zv.kryetari i Kuvendit grek, Dimitris Kammenos sot dha dorëheqjen, shkruan “Telegrafi Maqedoni”.

Sipas tyre, Kammenos njoftoi kryetarin e Kuvendit grek, Nikos Voutsis për vendimin përmes një letre ku shpjegonte arsyet për dorëheqjen.

“Pas përjashtimit tim nga Grekët e Pavarur me zërin nga zemra që dhashë për çështjen e Maqedonisë dhe bisedat relevante që kishim në periudhën e kaluar, unë ju informoj për vendimin tim për të lehtësuar funksionimin e qetë të Kryesisë së Kuvendit dhe për të përjashtuar mundësinë të parashikuara me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Unë po ju dërgoj dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek”, shkruan Dimitris Kammenos në një letër drejtuar Voutsis.

Nënkryetari i ri i Kuvendit grek nga radhët e grekëve të pavarur duhet të zgjidhet të mërkurën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb