Pas Juglindjes reshjet e borës kanë nisur edhe në Verilindje të vendit. Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha, ndërsa gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera.

Vjeshta e zgjatur dhe ditët e ngrohta dhe me diell me sa duket më në fund ia kanë lënë vendin dimrit. Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb