Cdo stinë vjen bukur me magjinë e saj në Pogradec dhe Korcë. Kështu trokiti dhe dimri. Pas vjeshtës hodhi penelatën e tij të bardhë me reshje bore në fund dhjetor e fillim janari. Fotografi Ardian Fezollari sjell juglindjen me velenxën dimërore mbi krye, me dimrin nën këmbët e liqenit pakufir, me Lasgushin që nuk tutet nga acari. Një pikturë dimri në juglindjen ku të gjitha stinët vijnë magjishëm.
(d.b/BalkanWeb)