Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Don Boskos ditën e sotme, ku dy persona janë plagosur pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi po konsumonin kafe në një lokal të zonës.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Igli Çelmeta, makina e autorëve është afruar në ambientet e lokalit ku ndodheshin Elezi dhe Metushi. Një nga autorët ka zbritur nga automjeti dhe ka hapur zjarr drejt të dyve.

Pas kryerjes së aktit, autorët janë larguar në drejtim të Kamzës, ku më pas kanë djegur automjetin që përdorën për të kryer krimin.

Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se Kastriot Elezi ka qenë shënjestra e atentatit. Ky i fundit ka një precedentë të mëparshëm penalë në shtetin italian, gjë që mund të ketë lidhje me motivet e këtij sulmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb