30-vjeçari Kristian Marku ka humbur sot jetën në një atentat të rëndë që ndodhi në aksin Fier-Vlorë.

Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tip ‘Volkswagen Golf’, e cila e ka zënë në pritë gjatë një distancë prej rreth 1 kilometri.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e atentatit janë afruar me shpejtësi dhe kanë qëlluar drejt automjetit të 30-vjeçarit nga krahu i pasagjerit. Pas sulmit, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Fierit.

Në vendngjarje, forcat e policisë kanë gjetur 9 gëzhoja, ndërsa një tjetër është gjetur disa metra më poshtë nga vendi i sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb