Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë.

Autori është futur në lokal me armë, ka qëlluar Dedjan dhe është larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Dyshohet se autori ka pasur informacione për lëvizjen e Dedjas dhe i ka zënë “pritë” atij. Policia e Shtetit ka identifikuar autorin dhe ka ngritur post-blloqe për ta kapur atë. Autori ka dyshime se është larguar në drejtim të Durrësit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: