Karamba, Zhordi dhe Doçi janë tre lojtarë të rinj që premtojnë të jenë e ardhmja e Dinamos. Që të tre janë vetëm 19 vjeç dhe janë të përfshirë në skuadrën e parë.

I pari, Gasama Karamba, është më i afirmuar, pasi po mbush dy vjet me Dinamon. Ai është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij kampionati, madje 12 prej tyre i ka nisur si titullar. Është një element, tek i cili klubi blu beson shumë. Trajneri Daja e vlerëson dhe pritet që lojtari nga Gambia ta ngrejë nivelin për të qenë më i rëndësishëm për skuadrën dhe pse jo dhe të shitet në të ardhmen.

Sulmuesi i krahut Zhordi dhe mesfushori Doçi janë bashkuar verën e kaluar me blutë dhe gjithashtu shihen si dy elementë interesantë. Ata janë aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Daja në disa ndeshje, ndërkohë që kanë luajtur disa herë edhe me Dinamon U-19. Janë tre 19-vjeçarë me potencial, që synohet të rriten bashkë me skuadrën dhe gradualisht të marrin më shumë minuta e përgjegjësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb