Dinamo udhëheq kreun e klasifikimit, pas fitores 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”.

Dinamovitët shënuan me Mandelën pas 25 minutash lojë. Skuadra e Dajës dyfishoi me Nanin në minutën e 58-të, ndërsa pak më vonë Ndreca ngushtoi shifrat, duke futur në lojë kampionët e Shqipërisë.

Rrogozhinasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por pa mundur dot ta gjejnë atë. Kryesuesit e Dinamos kanë 34 pikë, ndërsa Egnatia e vendit të katërt, 4 pikë më pak.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb