Merkatoja e Dinamos mbetet e hapur. Deri tani janë bërë dy lëvizje, ka ikur Muzek dhe është afruar Jonuzi, por deri më 31 janar do të ketë të tjera zhvillime.

Përveç ndonjë elementi të afirmuar, që mund t’i shërbejë menjëherë skuadrës, klubi po u kushton vëmendje edhe elementëve të rinj, qoftë edhe jashtë vendit, që në një të ardhme jo të largët t’i shërbejnë Dinamos.

Bëhet fjalë për lojtarë si Doçi apo Zhordi, të talentuar që mund ta rritin nivelin e tyre gradualisht dhe më pas të bëhen të rëndësishëm për klubin. Deri në fund të merkatos disa nga këta lojtarë do të jenë bashkuar me blutë dhe pastaj do të jetë trajneri Daja ai që do t’i vëzhgojë me kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb