Ilir Daja u prezantua sot si trajner i Dinamos. Tekniku i njohur, në fjalët e tij të para në krye të skuadrës, u shpreh i lumtur për rikthimin.

“Rikthehem në shtëpi dhe nuk kam nevojë për prezantim. Pavarësisht se është një kohë e gjatë, kam të njëjtat emocione si kur isha lojtar i kësaj skuadre. Falënderoj presidentin Bardhi që më riktheu në shtëpi. Dinamon e gjej në Superiore dhe me një kompleks të ri. Do të përpiqemi të krijojmë një grup stabël dhe kemi nisur bashkëpunimin për të afruar lojtarë me kontrata afatgjata.

Debutimi në derbi? Koha ka qenë e paktë, do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka ruajtur boshtin, disa lojtarë i kam stërvitur edhe vetë, kanë aftësi individuale të bëjnë dëm”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb