Dinamo ka prezantuar trajnerin e ri. Klubi dinamovit ka zyrtarizuar sot firmën me Ilir Dajën, i cili rikthehet në Shqipëri, pas një eksperience te Ballkani.

Për Dajën bëhet fjalë për një rikthim, pasi edhe më herët ka qenë pjesë e këtij klubi. Dinamo synon që të rikthehet mes skuadrave pretendente, në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja e radhës është ajo ndaj Partizanit, takim ky i programuar të luhet në orën 19.00, këtë të enjte. Dinamo renditet në vendin e tetë me 3 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb