Muzetë janë një nga destinacionet më të vyeshme për të rinjtë. Tashmë për studentët në kryeqytet aksesi në jetën kulturore është më pak i kushtueshëm. Kartat e studentit parashikojnë ulje çmimesh për disa destinacione, e për të tjera bileta do të jetë falas.



Por një muze në qytet është falas për të gjithë qytetarët, jo vetëm për studentet që do të pajisen me kartë. Godina e Bankës së Shqipërisë është një nga më të vjetrat dhe më të sigurtat në kryeqytet, por brenda saj ndodhet edhe një muze që pakkush e njeh.


Në ambientet e Bankës së Shqipërisë ndodhet muzeu i lekut. Për ta vizituar këtë muze është shumë e thjeshtë, mjafton një rezervim në bankofalbania.org. Vizita në këtë muze është falas.