SHBA- Largimi i ambasadores amerikane, Nikki Haley, nga Kombet e Bashkuara ka nxitur debate brenda dhe jashtë Amerikës.

Ish-ambasadori i SHBA në Izrael, Dan Shapiro, ka deklaruar se largimi i ambasadores nga Kombet e Bashkuara ka një qëllim tjetër dhe ai është kandidimi për presidente të SHBA-së.

“Niki Haley synon të kandidojë për presidente, nëse jo në vitin 2020, atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm për të tejkaluar Trumpin dhe skandalet e tyre,”  tha Shapiro për radion ushtarake izraelite, në mëngjesin e sotëm.

Ish-ambasadorja Haley, ende nuk ka konfirmuar se në planet e saj do të jetë një strategji e tillë, por mediat kanë nisur menjëherë aludimet e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb