PRISHTINE- Zv.shefi i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi, u bë kryelajm në Prishtinë, kur e publikoi një fotografi nga takimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ai paraqiten në një foto, së bashku me të birin dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacciccin.

Por, vetë zëvendësministri thotë se kjo fotografi nuk ishte diçka e jashtëzakonshme për të, por për mediat. Në komente për fotografinë pati edhe kërkesa për dorëheqjen e tij, por Selimi nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.

“S’kam koment. Kam bërë shumë selfie në jetën time. Ishte një konferencë ku ishim edhe 7-8 ministra tjerë edhe 7-8 selfie të tjera, por kjo u zgjodh nga mediat” u shpreh Selimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: