Kryetari i Grupit Parlamentar shqiptar Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me delegacionin parlamentar kroat.

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, z. Miro Kovač, nënvizoi se Kroacia ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të Shqipërisë. “Ne po mbështesim integrimin tuaj në BE ashtu siç kemi mbështetur fuqishëm anëtarësimin në NATO. Jemi të bindur që Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, po ecën në rrugën e duhur dhe vendi i saj është në Bashkimin Europian. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të çelen shumë shpejt dhe ne do tju mbështesim gjatë gjithë procesit. Të gjithë jemi të një mendimi se Shqipëria po ndërton një shoqëri demokratike dhe efiçiente.”, vuri  në dukje Kovač.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më herët, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me një delegacionin nga Bundestagu gjerman.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: