TIRANË

Në Universitetin “Luarasi” janë diplomuar 296 studentë të nivelit Master dhe Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë dhe atij të Ekonomisë. Gjatë ceremonisë mbajti fjalë përshëndetëse edhe rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Et’hem Ruka. Ai tha se studentët nga sot kanë në dorë diplomën e tyre, e cila do t’i çojë me siguri në destinacionin që kanë planifikuar të arrijnë.

Profesor Et’hem Ruka tha se studentët në “Luarasi” kanë gjetur dhe do të gjejnë atë që gjithmonë kanë ëndërruar. Mes tjerash ai falënderoi të gjithë prindërit, që formimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre ia besuan Universitetit “Luarasi”.

“Diploma që do të merrni është e shenjtë. Ta gëzoni dhe ajo do t’u çoj në destinacionin e duhur. Ju falënderoj që keni zgjedhur “Luarasin” dhe faleminderit prindërve që na  besuat fëmijët tuaj. Profesorët e “Luarasit” dinë të kthejnë premtimet në përgjegjësi. “Luarasi” ka vetëm dhe një vetëm një alternativë: cilësinë! Universiteti bëhet më i mirë kur studentët shihen dhe trajtohen si miq. Mësuesia para së gjithash është mision, shpirt dhe dashuri dhe këtë mision “Luarasi” e ka në filozofinë e vet. Kjo është arsyeja se pse ne kemi besueshmëri dhe rritje nga viti në vit, pavarësisht konkurrencës së madhe”-theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: