Arsenal do të përballet në kampionat me Liverpool, por situata te Gooners nuk është aspak e mirë, pasi trajneri Arteta nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë. Calafiori, Odegaard, Tierny dhe Tomiyasu janë të dëmtuar, ndërsa Saliba s’do jetë për shkak kartonash. Në prag të këtij takimi, në konferencë ka dalë tekniku i londinezëve, Arteta.

“Natyrisht ne nuk do donim të ishim në të tilla situata, por jemi vërtet me fat që kemi skuadrën që kemi, që kemi lojtarët që kemi, që kemi këtë qëndrimin që kemi! Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj një situate të vështirë, nuk ndihemi keq për veten tonë, përballemi! Ne jemi një ekip që e dimë se sa të fortë jemi dhe sa të vështirë mund të jemi për kundërshtarin. Të kesh këtë mentalitet fituesi në ekip, është diçka që më pëlqen.”- tha Arteta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb